Kosova është çështja kryesore që pengon integrimin e Serbisë në BE

schedule22:00 - 5 Dhjetor, 2017

schedule 22:00 - 5 Dhjetor, 2017

Zyrtarët në Beograd e kanë pranuar se problemi që kanë me Kosovën është pengesa kryesore për integrimin e Serbisë në BE brenda vitit 2020. Analistët mendojnë se mos zgjidhja e këtij problemi është humbje kohe për Serbinë.

Serbia do të mund të futej në Bashkimin Evropian deri në vitin 2022 nëse do ta zgjidhte problemin me Kosovën. Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, ka thënë megjithatë ky është problemi kryesor.
Bisedimet me Kosovën nuk dihet se kur do të vazhdojnë. Por, në Serbi flitet çdo ditë për të.
Specialistët thonë se është një vit i humbur. Beogradi pritet të hap dhe tre kapituj me BE-në, Kosova ende tek liberalizimi i vizave.

Marko Savkoviç, fondi Beogradas për politika të veçanta: “Nuk ka ende konsensus shoqëror. Shumica thonë jemi të lodhur nga ky proces dhe duhet ta zgjidhim. Kjo nuk është serioze. Zgjidhja më e keqe për serbët dhe shqiptarët është një gjysmë zgjidhje që mund ta kthej problemin në konflikt të ngrirë që zgjatë me dekada”.

Serbia prej ditësh insiston se për të kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ngelet kriminel përkundër heqjes nga lista e të kërkuarve nga Interpoli.
Aktakuza për Haradinajn në Serbi ngelet aktive dhe Beogradi do të protestojë tek Interpoli dhe miqtë në botë.
Brukseli është garantues i së ardhmes.

Millan Antonijeviç, Organizata YUCOM: “Në nivelet më të larta politika duket se mund të ulet në tavolinë dhe të zgjidhin problemet. Edhe akakuzën e shoh si pjesë të një marrëveshje të tillë. Nuk duhet harruar viktimat. Unë shpresoj që të gjithëve në Kosovë tu ofrohet një mundësi për jetë më të mire”.

Marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës kanë qenë më shumë zgjatje se sa zgjidhje./abcnews.al

 

https://youtu.be/jboYfnX9uV8