Kosova, “e varur” nga produktet serbe/ Rritet importi i mallrave në prill

schedule14:29 - 23 Maj, 2023

schedule 14:29 - 23 Maj, 2023

Qytetaret e Kosovës vijojnë konsumin e  lartë të produkteve serbe. Statistikat e Tregtisë së jashtme të Mallrave citojnë se Eksporti i mallrave muajin e kaluar kapi vlerën e 67.2 milionë Eurove, ndërsa importi 448.2 milion Euro, ku ka shënuar rritje importi i mallrave nga Serbia.

Në total mallrat serbe zënë 6.1 perqind të eskporteve, me një vlerë prej mbi 27 milionë eurosh.

Në vitin 2022, Kosova ka importuar mallra në vlerë 371.6 milionë euro nga Serbia, e cila, sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës llogaritet të jetë partneri i katërt tregtar i vendit në këtë aspekt. Për t’i ulur këto shifra dhe për të ndalur blerjen e produkteve serbe po ashtu kete vit nisi nje fushate e quajtur “besa Bese”, e cila mesa duket nuk ka rezultuar e sukseshme.

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 202.7 milion Euro, ndersa Krahasuar me nje vit me pare kane shenuar nje renie me mbi 17 perqind per muajin prill.

Dy partneret me te medhenj tregtare te saj jane Gjermania dhe Greqia.