Kosova e RMV shpëtojnë turizmin në Shqipëri, INSTAT: Në 7 mujorin e 2021 hynë 2.8 mln vizitorë të huaj

schedule15:55 - 23 Gusht, 2021

schedule 15:55 - 23 Gusht, 2021

Duket se turizmi është rikuperuar këtë vit. Në 7 mujorin  e parë të vitit, sipas INSTAT në vendin tonë kanë hyrë 2.8 milion vizitorë të huaj. Kjo shifër pothuaj i përafrohet atyre të publikuara në vitin 2019 ndërkohë që është re herë më i lartë se viti pandemik.

Të dhënat e publikuara tregojnë se peshën kryesore të vizitorëve në Shqipëri e ka turizmi patriotik. Flukset turistike në korrik 2021 është furnizuar kryesisht nga shtetasit nga Kosova dhe ata nga Maqedonia e Veriut.

Për periudhën 7 mujore të vitit, më shumë se 1.3 milion vizitorë janë nga Kosova. Rritje të konsiderueshmë kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të Maqedonisë së Veriut por edhe nga vendet e tjera të rajonit, siç është Serbia.

Këtë sezon turistik polakët janë rikthyer përsëri në Shqipëri. Megjithatë numri i tyre ishte 16 % më i ulët se në muajin korrik 2019. Rrugët e ndjekura nga vizitorët e huaj për të ardhur në Shqipëri janë kryesisht ato tokësore dhe më pak ajrore.

Por nuk kemi pasur një shifër të shtuar të vizitorëve të huaj në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT kanë regjistruar edhe një numër të lartë të shqiptarëve që kanë dalë jashtë territorit të vendit. 2.1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi kryesisht për pushime, kjo edhe për shkak të lehtësimit të masave që kanë marrë shtetet evropiane.

Një vit më parë Shqipëria regjistroi numër të ulët të turistëve, kjo për shkak se vendi iu nënshtrua karantinës dhe turizmi u zhvillua nën masa të rrepta anti-covid. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!