Kosova e pret: Toma transferohet në Belgjikë, firmos me klubin e njohur

schedule20:34 - 11 Shtator, 2020

schedule 20:34 - 11 Shtator, 2020

Bastien Toma është transferuar në Belgjikë. Mesfushori dardan i lindur në Sion të Zvicrës, i cili ka luajtur me të gjithë përfaqësueset e moshave të helvetëve (U15, U17, U18, U19 dhe U21, madje me këta të fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit), është larguar nga Sion, klub në të cilin ka luajtur deri tani.

LEXO EDHE: Një mesfushor cilësor për Kosovën, presidenti Ademi zbulon afrimin e fundit

Dy gola shënoi mesfushori i qendrës sezonin e kaluar me Sion në Super League e Zvicrës. 21-vjeçari ka pranuar ofertën e Genk dhe firmosur një kontratë 4-vjeçare me klubin e njohur belg.

Toma ka vendosur të veshë fanellën e Kosovës, vendit nga vijnë prindërit e tij, me tifozët që mezi po presin debutimin e tij me Dardanët. Ai cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj të futbollit zviceran dhe është gati të nisë aventurën e re në karrierë me ekipin e Genk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!