Kosova e përjashtuar nga fondet e BE/ Kamberi: Nuk përfiton projektet e 2024, u dëmtua imazhi i vendit

schedule15:11 - 4 Korrik, 2023

schedule 15:11 - 4 Korrik, 2023

Bashkimi Evropian ka pezulluar fondet e vëna në dispozicion për Ballkanin Perëndimor pas zhvillimeve të fundit në Kosovë. Masat e ndërmarra nga ndërkombëtarët kanë hyrë në fuqi nga 1 korriku, ndërsa Kosova nuk do do të ketë mundësi aplikimi për projekte në fondin e vënë në dispzicion në 2024.

Per ekspertet, vendimi do të sjellë pasoja në ekonominë  e vendit.

Po ashtu  Bashkimi Evropian është duke monitoruar nga afër edhe përmbushjen e kërkesave të Brukselit zyrtar nga Serbia, për të cilën janë të të gatshëm që të marrin masa nëse s’do të ndodhë një gjë e tillë.

Një tjetër masë e BE është edhe përjashtimi nga programi e ri për rajonin Europa dixhitale. Më 30 qershor në Bruksel marrëveshja për programin e ri financues të BE prej gati 7.5 miliardë euro u firmos vetëm mes Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Ndërkombëtarët paralajmëruan më herët Kosovën për marrjen e sanksioneve dujke i kërkliar Kurtit qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!