“Kosova duhet të tregonte sovranitet dhe koordinim”, Daci komenton zhvillimet për hapjen e Urës së Ibrit

schedule13:43 - 21 Gusht, 2024

schedule 13:43 - 21 Gusht, 2024

Politologu Alban Daci në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, komentoi zhvillimet për hapjen e Urës së Ibrit.

Teksa analizoi situatën, ai u shpreh se Kosova duhet të tregonte sovranitet dhe koordinim me SHBA dhe aleatët e tjerë ndërkombëtarë.

Sakaq ai theksoi se ura do të hapet dhe se nuk do të ketë asnjë problem.

“Kemi 25 vjet që Kosova është një realitet. Që është njohur si shtet i pavarur, është njohur dhe nga Gjykata Ndërkombëtarë. Kosova duhet të ketë një limit për të vendosur pavarësinë e saj?

Nuk po flas në këndvështrimin nëse Kurti është nacionalist apo jo. Ai nuk po bën asgjë kundër legjitimitetit. Ura duhet të hapet, është bërë debat. Serbët e kalojnë pa problem urën.

Kryeministri kosovar nuk ka thënë që do bëjë një gjë të tillë në kundërshtim dhe pa dialog me SHBA-të.

Bëjmë një krahasim… nëse ka një shtet që ka sovranitet të fortë, ai është Izraeli. Do të bëjë marrëveshje kur mendon se do jetë në interes të vendit të tij.

Kurti ka vetëm një detyrë të rëndësishme, që të forcojë sigurinë e vendit. Mendoj se ura do hapet dhe s’do ketë asnjë problem.”, u shpreh politologu.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!