Gazetarja Makbule Shkodra komentoi për ‘Ballkan Update’ zhvillimet e fundit në Kosovë në një situatë të tensionuar gjeopolitike. Gazetarja tha se Gjykata Kushtetuese do të sqarojë situatën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës pasi afati po përfundon.
Më tej, Shkodra tha se në këto rrethana gjeopolitike, si dhe me sanksionet e BE, këto vonesa ndikojnë negativisht në politikën e jashtme dhe zhvillimin ekonomik.
“Gjykata Kushtetuese ceku që janë 12 ditë të mbetura për të konstituuar Kuvendin, në 12 tetor janë zgjedhjet dhe nëse nuk konstituohet, atëherë do të vendoset sërish.
Nëse një Kuvend nuk konstituohet nuk ka si të shpërndahet për zgjedhje.Presidentja e vendit me një dekret mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme. Nuk është zbatuar ajo që spekulohej, ka në kohë të gjatë që VetëVendosja po kërkonte të shkonte në zgjedhje lokale.
Kurti ishte ai që donte i pari ato zgjedhje dhe i zgjati dorën opozitës, i ofendoi dhe prishi urat e bashkëpunimit. Gjithë kjo vonesë po ndikon negativisht si në politikën e jashtme dhe zhvillimin ekonomik. Me rrethana gjeopolitike po shihet se gjithçka po ndryshon shumë shpejt dhe ne nuk jemi të gatshme dhe po merremi me zgjedhjet dhe qeverinë e re. Mos të harrojmë sanksionet e BE që kanë një ndikim negativ dhe nuk mbahet mend një krizë e tillë gjeopolitike.”

