Kosova dhe liberalizmi i vizave/I vetmi në rajon i izoluar

schedule11:26 - 17 Shkurt, 2018

schedule 11:26 - 17 Shkurt, 2018

Ndryshe nga vendet e tjera të rajonit tonë, shtetasit e Kosovës janë të vetmit që ende kanë nevojë për viza për lëvizjen në zonën Shengen. Brukseli zyrtar ka bërë të ditur se zgjidhja e çështjes së kufirit me Malin e Zi do të zgjidhte çështjen e liberalizimit të vizave.

Stacioni i autobusëve në Gjilan të  Kosovës. Ahmet Mucolli dhe familja e tij mundësojnë udhëtimin me agjencinë e tyre drejt Zvicrës. Por, organizatorit i është refuzuar viza dhe më nuk mund të udhëtoj.

Kosovarët përballen me sistemin më të ashpër të kushteve Schengen. Liberalizimi i vizave i ka lënë të izoluar.

Një nga stacionet e autobusëve në Cyrih të Zvicrës. Autobusët nga Kosova arrijnë të nesërmen.
Reis Luzhnica, është kushëriri i Ahmetit. Është aktiv dhe kandidat për kantonin e Zurichut nga Partia Socialdemokratike dhe mund të hyjë në parlament.

Para ambasadës zviceriane në Prishtinë. Ahmeti ka tri pasaporta, dy prej të cilave kanë qenë të mbushura me vula. Shpreson të mos ketë viza një ditë.

Radhët kanë qenë të gjata edhe për bërjen e një takimi. Tani radhët janë online. Agjenci sigurimesh dhe njerëz që ofrojnë ndihmë në përgatitjen e dhjetëra dokumenteve.

Jean-Hubert Lebet, është ambasadori në Prishtinë prej dy vjetësh. Thotë se rregullat janë të BE-së dhe kanë tonë letra nga aplikuesit që duhet ruajtur dy vjet. Kosova duhet të bëj progres politik thotë.

Jean-Hubert Lebet , Ambasador i Zvicrës në Prishtinë: Është një punë e madhe për ne. Ekzistojnë 18 njerëz që punojnë me orarë të plotë vetëm për viza. Por ne përpiqemi të thjeshtësojmë gjërat, të marrim vendime të shpejta  dhe është e rëndësishme për ne që shërbimi të mos jetë i keq për kosovarët që kanë nevojë për vizë. Kosova ka kushte për të plotësuar si drejtësia, por edhe kushte të cuditshme sic është demarkacioni.

Një vit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës një pjese të shteteve të rajonit u hoqen vizat. Procedurat atje janë harruar. Por, Kosova ishte përfshirë edhe në shumë tensione të brendshme politike që u kthyen në një stop të madh.

Luzhnica në Zvicër shpreson ti fitoj zgjedhjet. Shumë prej shqiptarëve atje janë bërë histori suksesi. Një pjesë prej tyre janë kthyer edhe në Kosovë.

Kosovarët ndër vite kanë kërkuar zgjidhje në Evropë dhe pak vite më parë edhe me një valë refugjatësh në Hungari. Njerëzit si Ahmeti presin të votohet demarkacioni me Malin e Zi./abcnews.al

Gazetar i ABC News: Idro Seferi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!