Gledi Mici prej dy sezonesh aktivizohet me Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, madje ka arritur të fitojë edhe dy tituj kampionë. Mbrojtësi i majtë është ndër më të mirët e kampionatit në pozicionin e tij dhe normalisht merr edhe vëmendje mediatike.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Sportmania” dhe është pyetur edhe për Maqedoni e Veriut-Kosovë, që do të kërkojnë të shkojnë në Europian përmes Nations League. Zgjedhja e mbrojtësit është e qartë.
“Është e vërtetë që kam miq që luajnë me Maqedoninë, madje i kam miq të mirë. Por kjo është çështje zemre dhe do të dëshiroja që Kosova të shkonte në Europian, pasi ato janë vëllezërit tanë, të Shqipërisë. Por gjithashtu, edhe nëse Maqedonia kalon, sërish do më bëhej qejfi”, ka deklaruar Mici gjatë emisionit që transmetohet në “TV Shenja”. /abcnews.al