“Kosherja” është emisioni më i ri humoristik që do të nisë në ekranin e ABC javën e parë të marsit.
Autori i programit Altin Basha i ftuar në ABC e Mëngjesit ka dhënë detaje në lidhje me këtë emision ku ka zbuluar se ai do të transmetohet çdo të dielë dhe prezantuese do të jetë Jona Spahiu.
Basha ndër të tjera ka bërë me dije se ky është një emision që do të sjellë risi dhe në kuadrin e të bërit humor ndryshe nga ai që jemi mësuar të shikojmë deri më tani.
“Kosherja do të jetë një risi dhe do të ndryshojë traditën e krijuar për këto vite, them se ka shumë premisa që të sjellë ndryshime në të bërit humor nga ai që jemi mësuar të shikojmë gjatë kësaj dekade.
LEXO EDHE: Bes Kallaku bëhet pjesë e ABC, në cilin emision do ta shohim aktorin e njohur
Javën e parë të marsit pritet që të nisë, dhe transmetimi do të jetë çdo të dielë në orën 21: 00. Mendoj se prezantuesja Jona Spahiu, do ti japë spektaklit shumë risi, cilësitë e saj profesionale më kanë bindur që ajo mund të jetë prezantuesja më e mirë e këtij emisioni dhe mezi presim se si ajo do të përshtatet.
Lehtësia më e madhe në këtë është eksperienca e gjatë në këtë zhanër, është njohja e artistëve, njohja e skemës, unë jam autori dhe producenti ekzekutiv i spektaklit dhe kjo më bën ta kem të lehtë që të ndërtojmë spektaklin. Moderatori nuk është ai që e ndërton spektaklin të ndërtosh një spektakël artistik është një punë e vështirë por fatmirësisht eksperienca më ka bërë që të ndiej deri më tani. Deri më tani vështirësia e vetme është që bëhet përzgjedhja e artistëve të rinj, pasi në të vërtetë ka shumë dhe tek Portokallia nuk kanë pasur një hapësirë të tillë.
Nga Portokallia jam larguar për shkak të mungesë së lirisë, pas 17 vitesh ky ishte një raport i rënë dhe në ABC mu dha një mundësi e tillë për ta shfrytëzuar si mundësi për gjëra të reja”, ka thënë Basha.e.su./abcnews.al