Korruptoi gjyqtarin, ekstradohet nga Anglia Gentian Doda

schedule10:45 - 10 Gusht, 2019

schedule 10:45 - 10 Gusht, 2019

Ekstradohet nga Anglia 41-vjeçari Gentian Doda, i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se ka korruptuar gjyqtarin e Apelit te Tiranes Shkëlqim Miri, duke i dhënë atij 30 mije euro. Ne kembim te rryshfetit, gjyqtari Miri, ne vitin 2016 do te ulte denimin e tij me 20 vite burg per nje vrasje te dyfishte ne ‘97, te dhene nga Gjykata e Matit.

Pas ketij vendimi, në 7 korrik 2017 Gentian Doda lirohet nga burgu.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ne datë 10 nentor 2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të drejtësisë” .

Gjithashtu, Gjykata e Apelit Tiranë, ne datë 09 nentor 2017 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!