Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Korrupsioni qëndron te faza post-tenderuese”, Meçe: “Diella” do sjellë objektivitet në prokurimet publike

schedule20:12 - 18 Shtator, 2025

schedule 20:12 - 18 Shtator, 2025

Zhvillimet më të fundit në skenën politike shqiptare kanë nxitur debat të gjerë, pas emërimit të entitetit virtual “Diella”, një modul i Inteligjencës Artificiale, në krye të prokurimeve publike, një prej sektorëve më të ndjeshëm të qeverisjes.

Analisti Arben Meçe, në një diskutim në emisionin “Real Story” në ABC News, vlerësoi objektivitetin që mund të sjellë përdorimi i AI në proceset e tenderimit, ndërsa theksoi se përgjegjësia për tenderat tashmë për herë të parë i është kaluar Kryeministrit.

Meçe theksoi se përdorimi i një moduli të programuar si Diella përbën një hap drejt objektivizimit të procesit të tenderimit, në kontrast me subjektivizmin e aktorëve njerëzorë.

Ai ngriti gjithashtu shqetësime mbi fazën “post-tenderim”, duke e cilësuar si segmentin më të korruptuar të gjithë procesit.

“Injorantët që nuk e dinë se çfarë është programimi, fillojnë dhe flasin për programimin. Ata që e analizojnë programimin. Kush e njeh Inteligjencën Artificiale do të kuptojë se nuk është gjë tjetër veçse një modul, ku bazohet në çdo lloj mendimi. Dhe kur mendimi ndesh me normën që është ndeshur në modul, që është një bazë ligjore që është lehtësisht e kontrollueshme. Nëse do të flasim për Diellën tek tenderat, duhet të dimë se çfarë është tenderi. Kush e ballafaqon kërkesën me ofertën dhe këtu ndodh debati, sepse të gjithë ata që merren me tendera janë subjektivë, kurse Diella është objektive, sepse është modul. Ne përsëri përjashtojmë një element që është shumë i rëndësishëm, kush i ka zbuluar të gjithë tenderat korruptive, komisioni jo, ka qenë vetëm një filtër, pastaj ata janë instrumente që ballafaqojnë ligjin dhe shpallin disa flamurë të kuq, pastaj kemi dhe gjykatën parlamentare, që zgjidhet nga Parlamenti. Ku çdo kush për ballafaqim me ligjin i drejtohet asaj. Problemi i korrupsionit në Shqipëri është tenderimi, apo vetëm një hallkë e tenderimit?! Në dekret sqarohej qartë që përgjegjësinë për tenderat e merr kryeministri, kjo ndodh për herë të parë. Problemi më i madh për mua nuk është tenderimi, por post-tenderimi, është ajo pjesa e korruptuar”, tha Arben Meçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!