Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Korrupsioni pasiv, tendencë në rritje”/ Dumani: Bashkëpunimi me ndërkombëtarët, efektiv në luftën kundër korrupsionit

schedule16:38 - 14 Tetor, 2025

schedule 16:38 - 14 Tetor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2024.

Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se korrupsioni pasiv i zyrtarëve të lartë, ka pasur tendencë në rritje.

Dumani shtoi se bashkëpunimi me ndërkombëtarët, ka rezultuar efektiv

“Mashtrimi kompjuterik, call center, ka pasur dëm 6 milionë euro. Sa i takon korrupsionit, kemi një tendencë në rritje kundër korrupsionit të funksionarëve publikë. 67.4 përqind e çështjeve do të mbeten për t’u hetuar për vitin 2025. Korrupsioni pasiv ruan trend të lartë, stabël. Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm mbetet tipike e ndërhyrjes në administratën publike. Korrupsioni përbën kërcënim të vazhdueshëm. Në 2024 janë krijuar 10 skuadra të përbashkëta hetimore. Sektori për bashkëpunimin ndërkombëtar shënoi një rritje të volumit të punës. Komunikimi me homologët europianë dhe ndërkombëtarë ka intesifikuar baashkëpunimin dhe efektivitetin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!