Korrupsioni në Parlamentin Europian, Erisa Zykaj zbardh detajet nga Brukseli: Çfarë e fundosi europarlamentaren greke

schedule15:17 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 15:17 - 10 Dhjetor, 2022

Nga Erisa Zykaj-Bruksel

Parlamenti Evropian është prekur nga një çështje dyshimesh për korrupsion, që sipas medias belge, përfshin Katarin. Eshtë kryer një hetim 5 mujor i përbashkët i kryer nga gazeta frankofone belge “Le Soir” dhe revista flamande “Knack” nën mbikëqyren e një gjyqtari për çështje financiare të Brukselit, Michel Claise. Si rezultat i këti hetimi ka fakte “të lidhura me korrupsion” dhe “pastrim parash në grup të organizuar” brenda Parlamentit Europian që lidhen me një nga vendet e Gjirit Persik.

“ Ky vend i Gjirit Persik (Katari) dyshohet të ketë influencuar vendimet ekonomike dhe politike të Parlamentit Europian përmes transferimit të shumave të mëdha parash dhe dhuratave të mëdha, përfituesit e të cilëve kanë pozicion strategjik apo politik kyç në Parlamentin Europian” thuhet në komunikatën e prokurorisë federale belge. Prokuroria belge është kompetente për luftën kundër terrorrizmit dhe krimit të organizuar.

Kjo ka çuar në një operacion të gjerë nga policia federale belge të premten, 9 dhjetor 2022 në Bruksel, që kulmoi me arrestimin e eurodeputetes greke Eva Kaili e grupimit socialist dhe demokrat në PE, që mban aktualisht postin e zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian.

Gjatë këtij operacioni, policia federale belge ka proçeduar fillimisht me 4 arrestime gjatë mëngjesit së të premtes në Bruksel. Bëhet fjalë për Francesco Giorgi, i cili është asistent parlamentar i zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian, Eva Kaili.

Sipas shtypit frankofon, ky cilësohet të jetë i dashuri i Eva Kailit. Eshtë arrestuar gjithashtu lideri i sindikatave italiane Luca Visentini, ish-deputeti i Parlamentit Evropian Pier-Antonio Panzeri, i grupimit sociald dhe demokrat në PE i cili ka qenë në detyrë nga viti 2004 deri në vitin 2019, si dhe një drejtor i OJQ-së, emri i të cilit nuk është bërë publik.

Ky operacion ka kulmuar me arrestimin në mbrëmjen e të premtes të eurodeputetes greke Eva Kaili, që është një prej 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Europian, të zgjedhur , të zgjedhur në vijim të zgjedhjeve europiane të 2019 me një mandat dy vjet e gjysëm. Eva Kaili u arrestua në shtëpinë e saj në Bruksel për t’u dëgjuar nga policia federale. Ajo është përjashtuar në vijim nga partia e saj PASOK.

Si është kryer arrestimi i një zëvendëspresidentes së Parlamentit Europian, e cila është e mbrojtur nga imuniteti parlamentar ?

Duke qenë se eurodeputetët janë të mbrojtur nga imuniteti parlamentar, e vetmja mënyrë për të proçeduar për arrestimin është kapja në flagrancë. Sipas burimeve të policisë federale, nuk është saktësuar nëse kapja në flagrancë ka të bëjë në mënyrë të drejpërdrejtë me shuma të mëdha parash në të holla, pra cash.

Por, pas shtashtëmbëdhjetë kontrolleve në bashki të ndryshme të kryeqytetit belg, policia ka gjetur 600.000 euro në cash në shtëpinë e ish-eurodeputetit Pier Antonio-Panzeri si dhe “pajisje kompjuterike dhe celularë” përmbajtja e të cilave do të analizohet.

Piet Antonio-Panzeri ka krijuar shoqatën lufta kundër pandëshkueshmërisë në Bruksel dhe ka patur avantazhin e hyrjeve dhe daljeve lirisht në Parlamentin Europian. Sipas gazetës belge “ Le Soir” ai është njeriu që qarkullonte paratë cash. Policia ka bërë lidhjen midis ish-eurodeputetit Pier Antonio-Panzeri pasi ka qenë kryetar i nën-komisioninit për të drejtat e njeriut midis 2017 dhe 2019 dhe ia kanë stafetën Maria Arena.
Për këtë arsye, ka patur kontrolle edhe në zyrën e asistentes së eurodeputetes belge, Maria Arena, po ashtu e grupimit social demokrat në Parlamentin Europian.

Pse Katari ?

Dhuratat ose përfitimet e ofruara mund të lidhen me dëshirën e Katarit për të përmirësuar reputacionin e tij të keqpërdorur për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e punëtorëve të huaj.

Në shtypin frankofon, Eva Kaili prezantohet si ish-prezantuese televiziv 44-vjeçar, që ishte takuar në Katar pak para fillimit të Kupës së Botës me ministrin e çështjeve sociale të Katarit, Ali bin Samikh Al Marri. Me këtë rast, ajo përshëndeti, në emër të BE-së, angazhimin e Katarit për të “ndjekur reformat e punës”, sipas një postimi në Twitter nga ambasadori i BE-së në Doha, Cristian Tudor. “Sot, Kupa e Botës FIFA në Katar është një provë konkrete sesi diplomacia sportive mund të çojë në një transformim historik të një vendi, reformat e të cilit kanë frymëzuar botën arabe”, deklaroi Eva Kaili në tribunën e Parlamentit Europian më 22 nëntor. “Katari është një lider në të drejtat e punës,” tha ajo.

Mes të arrestuarve, sekretari i përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC), Luca Visentini, foli sërish këtë javë për situatën e punëtorëve në Katar, në një intervistë të transmetuar të premten nga AFP. Ky zyrtar italian bëri thirrje në veçanti që të “vazhdohet të ushtrojë presion mbi autoritetet dhe punëdhënësit” për një shpërblim më të mirë dhe më shumë lëvizshmëri në vendin e punës.

Katari, vendi pritës i Kupës së Botës 2022, është akuzuar nga OJQ-të se ka neglizhuar kushtet e punës dhe të jetesës së qindra mijëra punëtorëve emigrantë nga Azia dhe Afrika.Si përgjigje, Doha ka paraqitur reforma të paprecedentë në kodin e punës, të mirëpritura nga sindikatat, të cilat megjithatë kërkojnë një zbatim më rigoroz.
Një shifër ka tronditur: ajo e 6500 të huajve që kanë vdekur në Katar që nga dhënia e Kupës së Botës në 2010, e avancuar në shkurt 2021 nga e përditshmja britanike The Guardian. Autoritetet e Katarit e kanë mohuar me forcë këtë. Dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), e pranishme në Doha që nga viti 2018, ka dokumentuar pesëdhjetë aksidente fatale në punë të punonjësve gjatë një viti, në vitin 2020, dhe 500 lëndime të rënda. Megjithatë, sipas kësaj organizate ka mungesë të të dhënave në dispozicion. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!