Korriku i nxehtë/ Meterologia: Deri më datë 21 do të kemi temperatura të larta, deri në 40 gradë

schedule08:43 - 16 Korrik, 2024

schedule 08:43 - 16 Korrik, 2024

Meterologia e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, Anira Gjoni ka thënë për emisionin “ABC e Mëngjesit” se deri më datë 21 korrik do të kemi temperatura të larta, deri në 40 gradë.

Ajo ka theksuar se temperaturat minimale rregjistrohen në orën 5 deri në 6 të mëngjesit dhe arrijnë 37-38 gradë.

“Deri në datën 21 korrik temperaturat do të kemi temperatura të larta deri në 40 gradë. Kjo do të jetë një javë shumë e nxehtë.

Këto janë temperaturat që ne i presim, sepse ky është dhe muaji më i nxehtë i verës.

Fundjava sërish do të ketë temperatura të larta deri 37-38 gradë. Në orën 5 deri në 6 të mëngjesit janë temperaturat minimale deri në 25 gradë.

Në krahasim me vjet kishim temperatura më të larta të regjistruara të vlerave maksimale, ndërsa minimale sivjet janë më të larta. Për të bërë një rezyme të kësaj, duhet të presim deri në fund të muajit korrik. Nuk do të kemi shi përgjatë këtyre ditëve.

Vëmendja zhvendoset te pjesa e zjarreve në pyje. Për shkak të temperatura shumë të larta, janë kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve në pyje. I duhet dhënë rëndësi kësaj pjese për sa i përket stinës së verës, pasi disa prej qarqeve ndodhen në nivel rreziku të lartë për sa i përket këtij vendi”, u shpreh Gjoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!