Korridori i tetë, avancon puna për hekurudhën/ KE mbështet projektin, 420 milionë euro për Shqipërinë

schedule14:04 - 17 Prill, 2024

schedule 14:04 - 17 Prill, 2024

Komisioni Europian ka avancuar në mbështetjen e Ballkanit Perëndimor  për zhvillimin dhe modernizimin e rrjetit  të transportit hekurudhor. Korniza e investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF)  në faqen zyrtare thekson se Komisioni Europian po çon para projektet hekurudhore në kuadër të Korridorit të  VIII.

Ndërkohë që projekti për dy segmentet hekurudhore shqiptare është në fazë përgatitore.

Dy linjat hekurudhore që kalojnë në Shqipëri kapin një vlerë prej 420 milion eurosh dhe parashikojnë rehabilitimin e hekurudhës nga Durrësi në Rrogozhinë dhe më pas nga Rrogozhina në kufi me Maqedoninë e Veriut.

Durrës-Rrogozhinë është segmenti parë i hekurudhës së Korridorit VIII dhe parashikohet rindërtimi i 33.5 km linjë hekurudhore  ku përfshihen sistemet e elektrifikimit, sinjalizimit dhe telekomunikacionit.

Ndërkohë segmenti I dytë nga Rrogozhina  në kufi me  Maqedoninë e Veriut  ka një gjatësi prej 120 kilometrash.

Kostoja e totale e hekurudhës nga Durrësi në Bullgari është llogaritur në 2 miliardë euro. Linja hekurudhore që parashikohet të ndërtohet në kuadër të projektit të Korridorit VIII, ndërlidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut  e Bullgarinë,  dhe është pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian. Këto investime synojnë të ofrojnë udhëtime të shpejta  dhe lehtësim të transportit të mallrave dhe njerëzve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!