Korret gruri, më pak prodhim/ Fermerët në Kukës: Moti me lagështi na dëmtoi

schedule14:15 - 11 Korrik, 2023

schedule 14:15 - 11 Korrik, 2023

Autokombajnat kanë nisur punën në Kukës. Korrja dhe shirrja e grurit ka filluar prej disa ditësh.

Këtë vit fermerët në fshatin Shtiqen nuk po marrin prodhimin që dëshironin. Thonë se moti i keq dhe me lagështi ua ka dëmtuar sipërfaqet e mbjella me drith.

Në merak janë edhe për cilësinë e prodhimit.

Tregojnë se kostot i kanë pasur të larta pasi grurin e mbollën kur karburanti ishte në cmime record.

Fermerët shprehin shqetësimin se çmimi këtë vit i grurit është i ulët. Fermerët e Shtiqnit kanë kultivuar rreth 800 ha toke bujqesore, por afro 300 hektarë të mbjellë me grurë, janë dëmtuar nga lagështia dhe temperaturat e pazakonta pergjate muajve Maj-Qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!