Korreshi: Ngritët çmimin e plehut që të mbillen serat hashash, qytetarët hanë 30 ditë groshë

schedule18:26 - 11 Prill, 2022

schedule 18:26 - 11 Prill, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjen, Saimir Korreshi ka sjellë shqetësimet e banorëve të zonës së tij këtë të hënë në Kuvend.

Me ironinë e tij, demokrati tha se poshtë ka varfëri, por qeveria nuk e shikon. Korreshi, komentoi edhe legalizimin e kanabisit me shumë satirë. Ai thotë se serat në Lushnje që u detyruan të mbyllen për shkak të ngritjes së çmimeve të imuneve bujqësore do të mbillen me kanabis.

“Nuk e di ku jetojmë. Unë do të them tre problematikat e elektoratit tim. Kishin ca halle ata poshtë dhe një ndër ta ishte hashashi, rrija e çmimeve dhe fukarallëku. Për hashashin nuk kishin dyshime se tani vetëm gjetën mënyra si ta legalizojnë. Por njerëzit një gjë kishin të mirë të paktën të na mpijnë trutë dhe të harrojmë dy të tjerat çmimet dhe fukarallëkun.

Ju thoni kemi bërë rritje ekonomike. Rritja e çmimeve te ju është bërë si ajo vallja tre hapa para dy mbrapa. Poshtë ka fukarallëk. Burra që dalin dhe numërojnë pllakat e trotuarëve. Nuk ju del të ulen në kafe, ju keni marrë dinjitetin.

Hashashi aty ka qenë, në çdo cep të Lushnjes pihet hashash. E ngritën plehun, prandaj u mbyllën serat që të liheshin bosh për hashash. Hanë grosh 30 ditë, i ziejnë në kazan ushtrie. Këtu ka arritur fukarallëku. Nuk e di çfarë paketash keni bërë, por të gjithë ata që ju dhanë votën më 6 mars, për atë 30 mijë lekëshin u keni bërë presion. Fukarallëku ëhstë ulur në gjunjë këmbë kryq dhe po pret që ju ti hidhni koren e bukës”, tha ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!