E ftuar në “ABC e Mëngjesit” me Enkel Demin, specialistja e sëmundjeve infektive pranë ISHP-së, Eugena Tomini, ka folur për virusin vdekjeprurës. Ajo theksoi se është një situatë e cila kërkon një kujdes të madh shëndetësor, por nuk duhet përhapur panik. Gjithashtu ajo theksoi se personat më të prekur janë të moshuarit dhe personat që kanë probleme shëndetësore.
“Që nga periudha e shfaqjes së emergjencës globale, një udhëtar që ka lëvizuar nga Kina, duke pasur shenja klinike të ngjashmë me të gripit, plotësojnë kuadrin e plotë të dyshuar për “koronavirus”.
Dy prej rasteve të dyshuara tyre kanë qëne në shërbimin efektiv dhe kanë rezultuar me grip. 6 rastet e tjera kanë qenë në vetë karantinim, vetëqëndrim në shtëpi. Kemi pasur kontakt me rastet dhe vendet ku qëndrojnë. Rezultati i deri tanishëm është se nga periudha e janarit janë tetë rastet të dyshuara.
Mbivendosja e koronës të personat me probleme shëndetësore shkakton pasoja më të rënda dukë sjellë edhe vdekjen. Nuk ka raste të prekura me fëmijë, mosha e tretë është shumë e rëndësishme dhe duhet pasur kujdes. Të vetëkujdesen gjatë kësaj periudhe.
Gjithashtu ajo theksoi se nëse një pacient ka një historik udhëtimi në vende ku është prekur nga virusi, duhet të tregohet kujdes.
Laboratori i rrjetit Europian i certifikuar nga OBSH, ka një kapacitet të plotë për diagnozën laboratorike. Diagnoza e plotë bëhet në Shqipëri dhe realizohet brenda 8 orëve.
Psikoza e koronës nuk është vetëm në Shqipëri. Paniku për një ngjarje shëndetësore që ka peshë, krijon konfuzion. Është shumë e rëndësishmë që informacioni të merret në rrugë zyrtare për të mos çuar në mesazh të gabuar, sikundër thuhet se virusi është në Shqipëri dhe rastet nuk bëhen publike. Një panik i tillë është i padomosdoshëm.
Deri në këto momente nuk ka kufizim të lëvizjeve, por kemi një riforcim të masave, në pikat kufitare”, tha më tej Tomini./abcnews.al