Koronavirusi “shpëton” amerikanin nga ekzekutimi

schedule09:29 - 11 Korrik, 2020

schedule 09:29 - 11 Korrik, 2020

Një gjykatë në Indiana ka pezulluar ekzekutimin e parë federal të planifikuar në 17 vite, për shkak të koronavirusit. 47 vjeçari, Daniel Lee  është  dënuar me vdekje për vrasjen e një çifti dhe një vajze 8-vjeçare.

 

Gjykatësit pranuan kërkesën e familjarëve të cilët u duhej të përballeshin me një zgjedhje të vështirë. Ata  dëshironin që në momentet e fundit të ishin pranë viktimës por gjithashtu kishin frikën e infektimit nga Covid-19 . Kështu që gjykata vendosi të shtyjë ekzekutimin e tij për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Nuk është e bërë ende e ditur se çfarë do të ndodhë me ekzekutimet e tjera të planifikuara, të cilat janë caktuar javën e ardhshme, të mërkurën dhe të premten./abcnews.al