Koronavirusi “sëmur” ekonominë, sektorët me risk në vend

schedule16:49 - 24 Shkurt, 2020

schedule 16:49 - 24 Shkurt, 2020

Koronavirusi po “sëmur” edhe ekonominë. Ekspertët theksojnë se impakti do të jetë i prekshëm për ekonominë shqiptare pasi Kina dhe Italia janë partnerët tregtarë që kanë peshë në ekonominë tonë. Mateo Spaho thekson se aktualisht ka filluar të ndjehet ndikimi në importin e mallrave dhe lëndëve të para nga Kina.

“Shqipëria ka marrëdhënie me Kinën, importe sidomos dhe ka filluar të shkaktojë probleme ekonomike sepse lënda e parë importohet nga Kina”, tha ai.

Ndërkohë me Italinë përtej marrdhënieve tregtare me peshë të rëndësishme për ekonominë shqiptare është edhe transporti njerëzor .

“1/3 e treta e lëvzjes nga Rinasi është me këto tre rajone të Italisë, lidhjet ekonomike e shoqërore janë të forta, nuk është çudi të kemi pasoja ekonimike, por dhe raste”, shtoi Spaho.

Nëse kjo gjenjde paniku do të zgjaste negativisht në ekonomi parashikohet të ndikojë edhe ulja e shpenzimeve nga qytetarët për blerje apo frekuentimi i bareve dhe -restoranteve. Po kaq, Mateo Spaho thotë se nëse situata vijon mund të shkatërrojë sezonin turistik.

“Shpresojmë që deri në atë kohë që të normalizohet dhe fluksi i turistëve të vijojë normalisht. Në të kundërt krize do të ishte e fortë në ekonomi”.

Bizneset që parashikohet të lulëzojnë në këtë periudhë sipas Mateo Spaho janë shitësit dhe prodhuesit e maskave dhe desifektanteve.

Edhe ekonomia botërore është prekur nga ndikimi i Koronavirusit kryesisht në drejtim të kompanive të transportit ajror,turizmit dhe tregtisë. Mungesa e produkteve dhe pjesëve nga Kina po prek kompanitë në mbarë botën, pasi fabrikat lejuan punëtorët të qëndrojnë në shtëpi për të ndihmuar në uljen e përhapjes së virusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!