Koronavirusi, Rama në Abc News: Fasoneritë dhe fabrikat nuk mbyllen

schedule17:50 - 23 Mars, 2020

schedule 17:50 - 23 Mars, 2020

Kryeministri Rama theksoi edhe njëhërë se nuk do të mbyllen njësitë prodhuese si edhe fasoneritë, por ato do të punojnë duke siguruar kushtet e sigurisë për punonjësit e tyre.

I pyetur nga gazetari Endri Xhafo gjatë intervistës për Abc News, Rama tha se nuk do të mbyllen njësitë që janë pjesë e zinxhirit ekonomik të vendit.

“Fasoneritë dhe fabrika të ndryshme vijojnë të qëndrojnë të hapura në kuadër të masave të marra dhe plotësimit të kushteve për punonjësit.

Është ndryshe nëse shkohet në stadium apo koncert dhe në restorant nga ana tjetër nëse respektohen rregullat, pasi virusi nuk është aeroplan nga një kokë në tjetrën, por kalohet te tjetri përmes kontakteve përmes shtrëngimit të duarve apo nga pështyma nga teshtitja dhe kollitja.

Nëse qëndrohet në distancë dhe nuk preket fytyra hunda apo goja me ato duar kur punohet nuk ka asnjë rrezik”, u shpreh kryeministri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!