Koronavirusi, qeveria shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë Shqipërinë

schedule22:15 - 24 Mars, 2020

schedule 22:15 - 24 Mars, 2020

Qeveria shqiptare mbrëmjen e kësaj të marte ka shpallur në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Kryeministri Edi Rama vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore e ka paralajmëruar një ditë më parë në një intervistë të dhënë për ABC News ku theksoi se ishte nje vendim që do e merrte shumë shpejt.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare duke hyrë menjëherë në fuqi dhe merret si masë për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga koronavirusi. Në vendin tonë deri më tani janë konfirmuar 123 raste të infektuar me koronavirus dhe 5 viktima.

Ndërkohë gjendja e Fatkeqësisë Natyrore ishte për tre qarqe, që u prekën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, që ishin konkretisht Tirana, Durrësi dhe Lezha, tashme ajo ka kaluar në të gjithë territorin.

Në kuadër të pandemisë qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka marrë vendimet si më poshtë:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!