Koronavirusi, qeveria e Kosovës shpall gjendjen e jashtëzakonshme

schedule20:51 - 15 Mars, 2020

schedule 20:51 - 15 Mars, 2020

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme emergjente për shëndetin publik. Vendimi është marrë pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Vendimi i Qeverisë ka hyrë menjëherë në fuqi.

Sipas këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për menaxhimin e situatës së shpallur të emergjencës për shëndetin publik. Mbrëmjen e së dielës u konfirmuan 4 raste të reja me koronavirus në Kosovës duke çuar në 9 numrin total të të prekurve me coronavirus.

Sa i përket katër rasteve të regjistruara së fundmi, tre janë nga Malisheva, që të tre persona kontakti të një pacienteje të diagnostikuar pozitive me COVID-19 dhe një nga Podujeva. Ky i fundit raportohet të ketë ardhur nga Italia. Tashmë, qeveria  ka futur në karantinë komunën e Vitisë, Malishevës dhe Klinës.

Pas Kosovës, Gjendjen e Jashtëzakonshme e ka shpallur edhe Serbia e cila numëron 48 raste të konfirmuara me koronavirus.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!