Koronavirusi “pushton” botën, shkon në 3.595 numri i viktimave

schedule07:25 - 8 Mars, 2020

schedule 07:25 - 8 Mars, 2020

Numri i viktimave nga koronavirusi vijon të rritet nga dita në ditë. Ka shkuar në 3.595 numri global i të vdekurve, ndërsa 106,034 persona janë konfirmuar të infektuar deri tani.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë në orët e fundit ka raportuar se 27 persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin e vdekjeve në 3.097 numrin e të vdekurve, shumica e të cilave kanë qenë në provincën Hubei.

Ndërsa  99 persona kanë mbetur të infektuar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre tashmë ka shkuar në 80.695.

Ndërkohë në Irali numri i viktimave ka shkuar në 233 persona. /abcnews.al