Koronavirusi prek sërish Romën, tjetër lojtar pozitiv pas Carles Perez

schedule14:37 - 28 Gusht, 2020

schedule 14:37 - 28 Gusht, 2020

Ditën e djeshme sulmuesi i Romës, Carles Perez, konfirmoi se në testin e Covid-19 kishte rezultuar pozitiv. Sot ka ardhur një tjetër lajm jo i mirë për tifozët romak, pasi edhe një lojtar tjetër është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Bruno Perez.

Braziliani ka konfirmuar lajmin përmes një postimi në “Instagram” dhe nuk harron dhe të inkurajojë ekipin.”Përshëndetje të gjithëve, për fat të keq unë rezultova pozitiv me Covid-19 pas testit, por dua t’iu them se jam shumë mirë dhe nuk kam asnjë simptomë. Tani do të respektoj ditët e izolimit në shtëpi dhe shpresoj që të jem në gjendje të punoj me pjesën tjetër të ekipit për fillimin e sezonit. Shihemi së shpejti dhe përgjithmonë Forza Roma,” shkruan 30-vjeçari.

Rastet pozitive po shtohen dita ditës në klubet e Serie A, tashmë që lojtarët dhe stafet po kthehen nga pushimet verore. Përpos numrave në rritje, ekspertë të shëndetësisë kanë konfirmuar se Serie A do të startojë atëherë kur është planifikuar dhe nuk do të ketë shtyrje të sezonit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!