Policia rrugore masat parandaluese për koronavirusin, Tola: Mos u paraqitni në sportele për gjobat, vendimet në WhatsApp

schedule18:17 - 11 Mars, 2020

schedule 18:17 - 11 Mars, 2020

Shefi i Sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore Mitat Tola ka bërë me dije masat që janë marrë në kuadër të masave mbrojtëse për koronavirusin në vendin tonë.

Gjatë një prononcimi për mediat Tola ka bëtë me dije se me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu do të pezullohen një numër i madh i aktiviteteve dhe shërbimeve të OASH-ve për trajtimin e kundërvajtjeve administrative”.

Njoftimi i plotë:

Shefi i Sektorit në Drejtorinë e Policisë Rrugore Mitat Tola, gjatë një interviste, ka shpjeguar mënyrën e re të funksionimit të OASH-së, pranë DVP-ve.

Në kuadër të masave të marra me qëllim parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka nxjerrë urdhrin “Për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë dhe shërbimeve të OASH-ve për trajtimin e kundërvajtjeve administrative”.

Nisur nga situata e krijuar në vend, në kushtet e mbrojtjes dhe të parandalimit të përhapjes së virusit COVID 19, të nevojës për shmangien e kontakteve fizike të punonjësve të Policisë Rrugore në seancat e verifikimeve të kundërvajtjeve administrative prej OASH-ve vendore, me qëllim vijimin e procedurës administrative dhe të shqyrtimit në një format në mungesë të kundërvajtësit dhe kufizimin e kontakteve fizike, deri në normalizimin e situatës shëndetësore në vend, ky urdhër, për një periudhë dyjavore, parashikon:

– Pezullimin e veprimtarisë së organeve administrative shtetërore të Policisë Rrugore pranë sektorëve të Policisë Rrugore në Drejtoritë Vendore të Policisë, në mënyrën si zhvillohet sot me prezencën e kundërvajtësit ;

– Aktiviteti administrativ i OASH-ve për shqyrtimin e masave plotësuese dhe ato me gjobë do të vazhdojë të zhvillohet në mungesë të kundërvajtësve, duke shmangur praninë e tyre në zhvillimin e seancave verifikuese dhe të shqyrtimit të tyre ;

-Vendimet e marra nga ana e OASH-ve do t’u dërgohen me postë të zakonshme kundërvajtësve dhe  menjëherë, sapo vendimi të merret, pasqyrohet në E-GJOBA;

-Agjentët verifikues dhe patrullat e Policisë Rrugore, në çdo rast që konstatojnë shkelje rrugore që janë objekt shqyrtimi pranë OASH-ve, i transmetojnë kundërvajtësit detyrimin për mosparaqitjen në OASH dhe i kërkojnë, kundrejt miratimit të tij, një numër telefoni celular, të cilin e vendosin në rubrikën e “adresës” tek procesverbali i konstatimit të shkeljes, në të gjitha kopjet. OASH-ja respektive, në rastet kur është e mundur, i dërgon në numrin e deklaruar nga qytetari në aplikacionin WhatsApp, vendimin në formatin PDF. Njëkohësisht, me procedurë të rregullt postare i dërgon kundërvajtësit, vendimin e firmosur dhe vulosur.

Në të gjitha rastet do të respektohen afatet e përcaktuara në Kodin Rrugor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!