Koronavirusi, OBSH shpall emergjencë globale

schedule21:16 - 30 Janar, 2020

schedule 21:16 - 30 Janar, 2020

Organizata Botërore e Shëndetit këtë të premte ka shpallur gjendjen e  emergjencës globale për shpërthimin e koronavirusit në Kinë që tashmë ka shkaktuar 170 të vdekur. Ndërkohë numri i rasteve të konfirmuara është rritur me hapa të frikshëm duke arritur në 7,711.

Kreu i OBSH Tedros Adhanom Ghebreyesus  është shprehur se rritja e vazhdueshme e rasteve dhe dëshmitë e transmetimit nga njeriu te njeriu jashtë Kinës janë thellësisht shqetësuese.

Disa vende kanë evakuuar shtetasit e tyre nga Ëuhani – qyteti kinez në epiqendrën e shpërthimit. Linjat ajrore ndërkombëtare kanë pezulluar fluturimet direkte për në Kinë.

Ndërkohë numri i rasteve të reja të koronavirusit tani e tejkalon ato të epidemisë SARS 2002-03 që vrau 800 njerëz në të gjithë botën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!