Koronavirusi nuk pyet, infektohet edhe lojtari i kombëtares belge

schedule22:29 - 7 Shtator, 2020

schedule 22:29 - 7 Shtator, 2020

Belgjika fitoi ndeshjen e parë të edicionit të dytë të Nations League ndaj Danimarkës (0-2) dhe nesër pret në shtëpi Islandën, një tjetër kombëtare nordike.

 

Brandon Mechele

“Djajtë e Kuq” janë prekur nga koronavirusi, teksa është Brandon Mechele lojtari i infektuar. Qendërmbrojtësi i Club Brugge ka rezultuar pozitiv në testet e kryera dhe është larguar nga grumbullimi.

Lajmi zbulohet nga një postim i Federatës së Futbollit Belg në Twitter, me 27-vjeçarin që ka nisur menjëherë karantinën në shtëpinë e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!