Italia po has probleme të mëdha me koronavirusin. Shumë persona janë infektuar me virusin e momentit dhe disa prej tyre kanë humbur jetën. Shteti fqinj ka marrë masa mbrojtëse, teksa raportohet se është prekur edhe një futbollist.
La Nazione thekson se një lojtar i Serie C, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur dhe që luan në provincën e Sienës, është prekur nga koronavirusi. Ai u ndje keq përpara një ndeshje, ethet ndikuan që të mos pranonte të zbriste në fushë dhe me vullnetin e tij u “izolua” në karantinë për të mos rrezikuar më shumë.
Testet e mëvonshme rezultuan pozitive për fat të keq, teksa është dërguar me ambulancë për në spitalin e Sienës, konkretisht në departamentin e sëmundjeve infektive. Media italiane raporton se lojtari, edhe pse është me koronavirus, gëzon shëndet të mirë për momentin. /abcnews.al