Koronavirusi në Shqipëri, flet mjeku: Nuk duhet të keni frikë, zbatoni këshillat

schedule08:29 - 9 Mars, 2020

schedule 08:29 - 9 Mars, 2020

Koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri, pasi ministria e Shëndetësisë konfirmoi dy rastetet e para. Në një lidhje telefonike për “Abc-ja e mëngjesit”, mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, tha se tashmë që virusi është në vend nuk duhet patur frikë, por të zbatohen rregullat e dhënë nga autoritetet.

Sipas tij situata është nën kontroll dhe janë të përgatitur për rastet e para. “Unë e kam thënë që në hapat e parë, nuk ka nevojë të kemi as frikë dhe as panik. Ka shumë rëndësi të zbatojmë këshillat, të jemi të kujdesshëm por jo të friksuar“, tha mjeku mes të tjerash.

Pjesë nga intervista:

Enkel Demi: Dy qytetarë babë e bir kanë ardhur në rrugë tokësore. Ata mund ta kenë marrë virusin edhe gjatë udhëtimit apo ka qenë diçka e mbartur?

Pëllumb Pipero: Unë nuk besoj që mund mund ta kenë marrë gjatë udhëtimit, normalisht mund të merret, por duke pasur në konsideratë periudhën e inkubacionit relativisht të gjatë për të dhënë shenjat, besoj se është marrë më herët.

Enkel Demi: Periudha e inkubacionit është zgjatur nga 14 në 28 ditë. Ju jeni ndër të paktët që keni thënë se koronavirusi nuk është çudi të jetë në Shqipëri. Tashmë është dhe këtë si duhet ta përjetojmë se ndonjëherë nuk duhet të ketë panik dhe mund të jenë edhe mediat që e shkaktojnë.

Pëllumb Pipero: Kemi punuar dhe punojmë cdo ditë sikur ta kemi këtu, nuk jemi të papërgatitur. Fatmirësisht është izoluar, janë diagnostikuar në kohë. Kemi shmangur maksimalisht mundëisnë e kontakteve të tjera. Situata është nën kontroll.

Enkel Demi: Dy qytetarë, të cilët mbas analizave janë të prekur në cfarë gjendje paraqiten dhe ku janë shtruar?

Pëllumb Pipero: Nuk kam më shumë informacion sesa keni ju. Të paktën në zbatim të udhëzimeve, rastet e para do të trajtohen në QSUT.

Enkel Demi: Gjatë kësaj kohe që ju jeni duke u përgatitur, që i kemi mundësitë për të përballuar një epidemi dhe a i kemi aparaturat e frymëmarjjes?

Pëllumb Pipero: Tek ne janë marrë të gjitha rastet që rastet e para jo vetëm të trajtohen në kushte optimale, por i kemi edhe aparaturat e nevojshme dhe ambientet për të përballuar rastetet e para. Ministria e Shëndetësisë ka në opsion disa skenarë.

Enkel Demi: Megjithatë skenarët janë të zbatueshëm në momentin që situata agravohet. Zbulimi i dy rasteve unë kam përshtypjen se është edhe një lloj çlirimi se po krijohej një habi pse nuk po i kapnin. Tani ju dini si të veproni apo jo?

Pëllumb Pipero: Ne nuk duhet ta donim, por fatmirësisht unë e kam thënë që virusi na dha kohë që të mërrnim masat.

Enkel Demi: Mund të ketë njerëz dhe ka që janë të interesuar për këtë çështje dhe kanë edhe frikë. Tani kuptohet që stili i jetës ndryshon në bazë të rregullave si duhet të reagojmë, cfarë duhet të bëjmë?

Pëllumb Pipero: Unë e kam thënë që në hapat e parë, nuk ka nevojë të kemi as frikë dhe as panik. Ka shumë rëndësi të zbatojmë këshillat, të jemi të kujdesshëm por jo të friksuar.

Enkel Demi: Në këtë moment rregullat që duhen zbatura janë po at të higjenës apo jo?

Pëllumb Pipero: Janë të njëjtët rregulla, ndryshojnë vetë ato që do të praktikohen. Duhet të presim udhëzimet e ministrisë. Është shumë e rëndësishem të jemi të disiplinuar dhe të zbatojmë urdhërat.

Enkel Demi: Higjena sa rëndësi ka në këto momente që po flasim?

Pëllumb Pipero: Higjena është e para, larja e duarve është e para. Kujdesi për kollitjen, shangia e vizitave në vende ku ka grumbullim. Mundëisisht shmangia e kontaktit me persona të konfirmuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!