Task-Forca e Ministrisë së Shëndetësisë është mbledhur në Aeroportin e Rinasit nga ku u përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u pyet nga gazetarët e pranishëm, nëse do të ketë mbyllje të kufijve me Italinë, dhe nëse do të ketë mbyllje të procesit mësimor për situatën e krijuar nga Koronavirusi.
Pyetje: A do të kemi mbyllje të kufijve me Italinë dhe a do të merrni masa në shkolla, a do të ketë mbyllje të procesit mësimor?
Manastirliu: Dua t’ju informoj që kjo situatë po trajtohet me shumë përgjegjësi të plotë për të garantuar shëndetin publik. Të gjitha kapacitetet tona të shkojnë në shëndetin e qytetarëve. Në varësi dhe sipas shkallës së rrezikshmërisë do të marrim masat përkatëse.
Për kufizimet në kufij, unë sëbashku me ekspertët, ky proces udhëhiqet nga ne por edhe nga ekspertë të shëndetësisë, do të vlerësojnë riskun dhe më pas rekomandojnë masat. Masat do të merren në rast risku.
Ajo që kemi bërë është bërë nga ana jonë është dyfishimi i ekipeve për të vlerësuar dhe për të marrë masat që në kufijtë tanë megjithatë për çdo vendim dhe masë do informoheni në kohë reale, qëllimi i vetëm është mbrojtja e shëndetit të shqiptarëve.
Masat që po merr Shqipëria janë në rekomandim të plotë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Mbyllja e kufijve bëhet kur paraqiten raste dhe përhapje të epidemisë. Sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk vendosen masa agresive kombëtare, por izolohen lokalisht zonave specifike. Jemi të gjithë palët në përgjigje të situatës dhe do të përgjigjemi sipas shkallës së rrezikshmërisë.
Manastirliu iu përgjigj edhe pyetjeve nëse spitalet dhe qendrat shëndetësore janë të pajisura me të gjithë masat përkatëse duke filluar që nga maskat specifike e të tjera furnizime.
Duhet ti bazohem fjalëve të ekspertëve. Ata rekomandojnë se maskat nuk parandalojnë në raport me virusin, maskat vendosen tek ata persona që shfaqin probleme. Kemi bërë një verifikim paraprak të suporteve të maskave të ndryshme, ekzistojnë kompanitë që janë distribuorë të cilët kanë gjendje në depot e tyre.
Ajo që duhet të theksoj është se spitalet disponojnë të gjithë pajisjet për ti shërbyer qytetarëve. Kemi stokun e mjaftueshëm për përballimin e situatës. Spitalet, qendrat shëndetësore kanë marrë masat dhe furnizimet e posaçme që u nevojiten në raste të tilla./abcnews.al