Abc News ka ndjekur hap pas hapi gjithë informacionet që vijnë në lidhje me 2 personat e infektuar me virusin Covid-19 duke zbuluar të dhëna në lidhje me dy rastet e para të konfirmuar me koronavirus.
Më parë, abcnews.al siguroi identitetin e dy të prekurve duke mos publikuar emrat, ndërsa kamera e ABC Neës ka shkuar në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë ku edhe banojnë dy të prekurit.
Ata janë pronarë të dy bizneseve, një bar kafeje dhe një lavazhi.
Disa prej banorëve në zonën përreth thanë për Abc News se kishin dijeni që 2 personat dyshoheshin për koronavirus.
Burime jozyrtare kanë njoftuar për abcneës.al, se pritet që shumë shpëjt kjo zonë të vihet në një perimetër sigurie. /abcnews.al

