Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Infektohet me koronavirus mjeku kardiolog në QSUT

schedule12:07 - 1 Qershor, 2020

schedule 12:07 - 1 Qershor, 2020

Është konfirmuar pozitiv nga koronavirusi një mjek kardiolog në shërbimin e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

Mjeku kardiolog është një nga 4 rastet e infektuara në Tiranë, që u raportuan nga Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme.

Gjatë javës së fundit, u raportua për infektimin e personelit mjekësor në QSUT, në reaprtin e Infektivit por jo vetëm.

LEXO edhe: EKSKLUZIVE/ Vatra e infeksionit në QSUT, të infektuar 2 mjekë dhe 5 infermierë

Ekspertët e shëndetit njoftuan se infektimi i personelit u bë për shkak të thyerjes së protokollit të sigurisë në ambientet spitalore.

LEXO edhe: Debat mes Silva Binos dhe epidemiologut: Stafi mjekësor në QSUT u infektua se nuk ka masa mbrojtëse

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan 6 raste të reja, duke e çuar numrin total në 1143 të prekur.

 

Njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë: 

“Dr. Eugena Tomini

Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.

Pavarësisht tendencës së rritur të rasteve të konfirmuar pozitivë gjatë javës së shkuar, të evidentuara në dy vatra të reja, aktualisht po shohim që situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme.

Strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gadishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurminin e thelluar epidemiologjik.

Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.

Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.

Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!