Koronavirusi në Itali, 12 viktima dhe mbi 400 të infektuar: Dhoma e deputetëve miraton emergjencën

schedule23:08 - 26 Shkurt, 2020

schedule 23:08 - 26 Shkurt, 2020

Në Itali ndizet drita jeshile për shpalljen e gjendjes e emergjences për koronavirusin. Dhoma e Deputetëve miratoi ligjin përkates, i cili tashmë pritet të kalojë për votim edhe në Senat.

Italia numeron 12 viktima si pasojë e koronavirusit në 9 rajone. Viktima e fundit përbën rastin e parë në Emilia Romania, ai është një 70 vjeçar banor i zonës, i cili vuante nga patologjitë të tjera të rëndësishme sipas mjekëve.

Në të gjithë vendin janë më shumë se 400 raste të të infektuarve. Mbi 300 prej tyre janë në Lombardi, mes te cileve edhe 6 fëmijë te prekur.

Nje rast i prekur nga koronavirusi u verifikua edhe ne Pulia, në jug te vendit.

Kreu i mbrojtjes civile  u shpreh se janë bërë rreth 10 mije teste për koronavirus, dhe më shumë se 95 % e rasteve kanë rezultuar negativ.

Ndërkohë është shëruar nga koronavirusi turistja kineze e infektuar, e cila mbahej në spital në Romë që nga fundi i muajit janar. Ajo dhe bashkëshorti i saj ishin rastet e para të koronavirusit të shënuar në Itali. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!