Koronavirusi, ndërtohet në kohë rekord spitali në Wuhan të Kinës

schedule14:30 - 2 Shkurt, 2020

schedule 14:30 - 2 Shkurt, 2020

Autoritetet kineze të ndërtimit kanë mbaruar në kohë rekord spitalin e veçantë në Wuhan, i cili do të përdoret për të përballuar fluksin e madh të pacientëve të prekur nga koronavirusi.

Spitali, ‘Huoshenshan’ ditën e hënë siç ishte parashikuar do të presë dhe pacientë e parë të sëmurë. Objekti prej 25 mijë metra katrorësh do të menaxhohet nga mjekë ushtarakë. Në spital do të jenë në dispozicion 1 mijë shtretër.

Puna për spitalin nisi që më 24 janar, duke pastruar me shpejtësi terrenin për ndërtimin e tij. Puna për ndërtimi e këtij spitali është bazuar në spitalin Xiaotangshan në Pekin për të trajtuar personat e infektuar me sars në vitin 2003.

 

Ndërkohë në ndërtimin e këtij spitali special kanë marrë pjesë të gjithë inxhinierët e ndërtimit nga i gjithë vendi.

Koronavirusi i përhapur kohët e fundit në Kinë ka marrë jetën e të paktën 304 personave, ndërsa më shumë se 14 mijë të tjerë raportohen se janë prekur nga ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!