Edona Dogjani mesuese e anglishtes në Kinë, nga ABC News është shprehur se të gjithë duhet të jemi të vëmëndshëm në lidhje me kujdesin që duhet të tregojmë për përhapjen e koronavirusit. Mësuesja e cila kishte kohë që ishte kthyer nga Shangai vendi dhe ku punonte, shprehet se dhe pse ka pas dëshirë që të zhvillojë analizat për merak më shumë në Institucit e Shëndetit Publik i është thënë se për ta bërë një gjë e tillë duhet të ketë patjetër siptoma ose të ketë rekomandim nga një mjek.
Nga studio e ABC News ajo ka theksuar se vetë nuk ka pasur frikë se mund të jetë e infektuar dhe as familjarët e saj, pasi është kthyer shumë kohë para se të përhapej koronavirusi. Ndërkohë ka theksuar se familjarët që të bëjë analizat kanë kërkuar që tëbëjë analizat është vëllai i saj i cili punon në Kinë.
“Ndërkohë pas përhapjes së larmit të koronavirusit vetë drejtoresha e Institutit Shëndëtsor Publik më ka marrë në telefon dhe është interesuar unë shumicën e kohës kam qëndruar në shtëpi, që të mos tregohesha egoiste. Unë erdha para se të shpërthente virusi dhe unë nuk kam pas siptoma. Vëllai sapo ka ardhur nga Kina dhe i kanë kërkuar që të bëjë analiza nga familja. Vëllai e ka bërë karantinën në Bali si një masë sigurie për të parë është apo jo mbartës para futjes në Shqipëri,”tha mësuesja.
Ndër të tjera ajo është shprehur se mendon se koronavirusi mund të ketë ardhur në Shqipëri, dhe ajo ka më shumë frikë të qëndrojë këtu sesa të ikë në Kinë.
Pjesë nga biseda:
Kur mund të fillojë normalizimi i jetës atje?
Mua më thanë se mund të fillojnë me 25 shkurt, por ministria e Shëndetsisë e ka shtyrë sërish, pritet që të hapen në 25 mars por sërish nuk besoj. Ëuhan ëhtë i mbyllur si qytet. Shangai ka akoma fluturime në drejtim të vendeve të tjera të botës, pavarsisht se bileta ime u anulua, por fluturimet nga Evropa në Kinë është i anulua. Kolegu im më ka thënë se të gjithë janë në shtëpi dhe kinezët janë të ndërgjegjësuar nëse dikush ju thotë që të mos dalin ato nuk dalin. Ato kanë dizinfektantë në shpi, lajnë duart dhe duhet të spërkasësh rrobat me alkool.
Sa ndryshon pasqyrimi i mediave ndërkombëtare me ato vendase për koronavirusin?
Është përhapur panik pasui as maska nuk ka më nëpër farmaci, por me aq sa më kanë thënë atje ka lajmë dhe jo të gjithë lajmët janë të pasqyruara pasi është dhe vend komunist dhe ka dhe censurë.
Nëpër media sociale janë shpërndarë video ku shikoheshin njerëz që binin në rrugë, sa e vërtetë është kjo?
Unë them se nuk janë të vërteta oas ti duhet 14 ditë që të vertatosh se ke apo ske siptoma, nuk mund të bien në rrugë pasi nuk është atak, por është një grip. Problemi kryesor për këtë grip është nëse ke probleme me frymëmarrjen pasi është një virus që prek direkt rrugët e frymëmarrjes.
Si mund të ketë ardhur një virus i tillë?
Lëgjenda ishte se ka ardhur nga një market në Ëuhan që shiten kafshë të gjalla dhe shumë gojëdhëna thonë se kjo ka ndodhet pas konsumimit të tyre por nuk besoj pasi ai market aty ka qernë aty. Unë kam dëgjuar edhe për laboratorin, nuk është virus natyral por artificial që është krijuar nga dikush. Mendohet se një virus i tillë është i qëllimshëm. Nuk e di se sa shqptarët janë në dijeni të zhvillimit ekonomik të kinës vitet e fundit dhe hynë në një luftë të hapur ekonomike me SHBA-në. Ato fajsojnë amerikën sikur u tremb nga zhvillimi i madh të gjitha deri më tani janë gojëdhëna.
Lidhur me masat mbrojtëse, çfarë maskash lejohen të përdoren?
Kolegët N95, pasi mendohet se këto maska kanë një shtresë mbrojtëse, unë po planigikoj të iki në Kinë. PO erdhi virusi në Shqipëri unë kam më frikë këtu se të iki në Kinë. Kam frik për shkak të ndërgjegjësimit të popullsisë. Unë doja me i vënë një maskë vajzës 5 vjeçare por që më thanë se duhet një urdhër nga ministria e Shëndetsisë.
A do të ktheheni në Kinë?
Unë mendoj se në Shqipëri mund të ketë ardhë koronavirusi, unë besimin e humba në momentin që nuk më bënë vizitën. Një shoqë e imja mund të vijë në shqipëri dhe virusin mund ta ketë oir siptomat patjetër që shfaqen pas 14 ditësh. Nëse unë do të punoja në Ministrinë e Shëndetsisë do tu bëja të gjithë personave që shkojnë.Ato duhet të ndjekin historikun./abcnews.al