Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Koronavirusi merr një tjetër jetë mes bluzave të bardha, “shuhet” mjeku në Tiranë

schedule10:13 - 17 Nëntor, 2020

schedule 10:13 - 17 Nëntor, 2020

Një tjetër mjek ka ndërruar jetë si pasojë e koronavrusit. Betejën me sëmundjen e ka humbur Dr. Ilirjan Draçi, i cili për vite e vite me radhë shërbeu si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve Nr.1.

Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shkruan se do mungojë “shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.”



Postimi i plotë

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.

Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.

U prehsh në paqe dr. Draci?  s.b/abcnews.al/

Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e…

Posted by Ogerta Manastirliu on Tuesday, November 17, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!