“Koronavirusi” mbylli klinikat dentare, si trajtohen urgjencat dhe ku duhet të drejtohen qytetarët

schedule15:46 - 25 Mars, 2020

schedule 15:46 - 25 Mars, 2020

“Që nga momenti që është vendosur mbyllja e klinikave dentare që prej datën 12 mars ne po funksionojmë pranë KSU për të menaxhuar rastet e urgjencave. Pacientët që kanë dhimbje, dhimbje nervi, apsese, infeksione, thyerje dhëmbësh pra trajtojmë vetëm rastet e urgjencave. Jemi munduar ti menaxhojmë pranë klinikës tonë duke respektuar edhe fashat e orareve”, thotë kirurgu Besmir Skënderi.

Sipas kirurgut Besmir Skënderi, pranë Shërbimit të Kirurgjisë orale-maksilo-faciale në KSU, numri i vizitave gjatë këtyre ditëve ka qenë i konsiderueshëm

“Deri tani kemi trajtuar rreth 150 pacientë me një mesatare rreth 25 pacientë në ditë”.

Por çfarë hapash duhet të ndjekin personat që kanë shqetësime apo probleme me dhëmbët e kanë nevoje të marrin këto shërbime?

“Pranë klinikës tonë nuk ka asnjë lloj burokracie, nuk kemi kërkuar asnjë lloj dokumentacioni, çdo pacient që paraqitet ne e ulim në poltron dhe zgjidhim problemin e urgjencës së pacientit dhe japim zgjidhjen e duhur për më tej”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!