Drejtoria e Shëndetit Publik në qytetin e Durrësit ka pezulluar punën.
Burime për abcnews.al kanë njoftuar se kjo drejtori që merret me hetimin dhe përcaktimin e rasteve të infektimit ose jo me covid -19 nuk po e kryen detyrën e saj pas shfaqjes së rasteve me virusin brenda institucionit.
Sakaq mësohet se stafi i këtij institucioni të rëndësishëm sidomos në këtë situatë epidemie, është karantinuar.
LEXO edhe: Covid-19 “infekton” edhe DSHP-në e Durrësit, del pozitiv punonjësi
Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për abcnews.al, një rast i ri me koronavirus u konfirmua në Durrës pak ditë më parë, në këtë drejtori, ndërkohe që 4 raste të reja janë konfirmuar ditën e sotme.
Situata paraqitet alarmante për sa i përket situatës epidemike pasi është infektuar pikërisht personeli i vijës së parë në përballjen me covid-19.
Ky fakt me sa duket ka vënë ne alarm punonjësit e kësaj drejtorie të cilët kanë pezulluar punën dhe janë karantinuar.
Institucionet e shëndetit ende nuk kanë nxjerrë një njoftim zyrtar se si do të vazhdohet puna në qytetin e Durrësit, në të cilin rastet e reja të infeksionit raportohen çdo ditë./abcnews.al