Koronavirusi kthehet në sfidë për mjekët, shkon mbinjë mijë e 500 numri i viktimave

schedule07:17 - 15 Shkurt, 2020

schedule 07:17 - 15 Shkurt, 2020

Vijon të rritet në nivle të frikshme numri i viktimave nga koronavirusi në Kinë. Ka arritur në një mijë e 526 numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi, ndërsa mbi 67 mijë persona janë konfirmuan të infektuar.

Mediat raportojnë se së fundmi Kina ka ërë me dije se një tjetër rritje të madhe të numrit të të infektuarve në epiqendrën e shpërthimit të virusit.

Sipas të dhënave zyrtare, mësohet se më shumë se 100 persona kanë humbur jetën nga virusi, i njohur zyrtarisht si Covid-19, në provincën Hubei të Kinës gjatë 24 orëve të fundit.

Koronavirusi vazhdon të përhapet, ndërsa tani ka arritur në 28 vende dhe territore./abcnews.al