Koronavirusi / Kryetari i bashkisë New York bën thirrje : Përdorni biçikleta ose ecni në këmbë

schedule13:20 - 9 Mars, 2020

schedule 13:20 - 9 Mars, 2020

Frika nga koronavirusi po rritet në New York. Kryetari i bashkisë Bill de Blasio u ka kërkuar qytetarëve të shmangin metrotë  dhe të nisin të përdorin biçikletat ose të ecin në këmbë.

Koronavisrusi  është “situatë në ndryshim të vazhdueshëm”, tha De Blasio in cili gjithashtun theksoi se duhet të shmangim kontaktet me njerëz  të cilët kanë simptoma të ngjashme me virusin.

“Sipas zyrtarëve tanë të shëndetit publik, virusi nuk jeton gjatë në sipërfaqe,” tha ai.

Në SHBA deri tani janë regjistruar 564 raste të koronavirusit. Shteti i New York-ut (ku janë konfirmuar 89 raste) së bashku me Kaliforninë dhe Oregon kanë deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndërkohë qëndron ende në karantinë anija e bllokuar në gjirin e San Francisko me mbi 3.500 njerëz në bord ku janë identifikuar 21 të infektuar me koronavirus.

Edhe anija me 150 turistë që po lundronte në lumin Nil vazhdon të mbetet në karantinë pasi u identifikuan 45 persona të infektuar.

Në të gjithë Lindjen e Mesme, linjat ajrore janë duke rritur nivelin e masave paraprake kundër koronavirus në përpjekje për të ndalur një krizë të mundshme, e cila deri tani i ka kushtuar rajonit rreth 100 milion dollarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!