Koronavirusi, jepet njoftimi i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë të “bllokuar” në Rumani

schedule10:34 - 25 Mars, 2020

schedule 10:34 - 25 Mars, 2020

Ministria e Jashmte ka njoftuar të gjithë shqiptarët që mund të ndodhen në Rumani në këtë kohë krize për procedurat që duhet të ndjekin nëse mbesin aty përtej afatit.

Shtetasit shqiptarë që mund të kenë mbetur në Rumani përtej prej 90-ditëshit duhet të t’i drejtohen Inspektoriatit të Përgjithshëm për Migracionin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më pas, ata duhet të provojnë se e kanë të pamundur largimin nga territori rumun.

Njoftimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas konsultimeve me autoritetet rumune, informon gjithë shtetasit shqiptarë të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në territorin e Rumanisë, për shkak të kufizimeve, përtej periudhës së lejuar prej 90 ditësh ose do t’ju skadojë viza gjatë kësaj periudhe, duhet t’i drejtohen Inspektoriatit të Përgjithshëm për Migracionin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shtetasit shqiptarë duhet të provojnë se e kanë të pamundur largimin nga territori rumun. Kontaktet e Inspektoriatit mund t’i gjeni në linkun:

http://igi.mai.gov.ro/en/node/contact.​

Ndërkohë, shtetasit shqiptarë të cilëve u skadon Leja e Qëndrimit gjatë kësaj periudhe, duhet ta rinovojnë atë online në linkun:

https://portaligi.mai.gov.ro/portaligi, ose t’i drejtohen zyrave të Inspektoratit të Përgjithshëm për Migracionin të qytetit ku jetojnë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për rinovim gjendet në linkun:

http://igi.mai.gov.ro/en/content/residence-permit.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike, Publike dhe Diasporës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!