Franca ka shtuar masat kufizuese të lëvizjes së qytetarëve në kuadër të mbrojtjes së përhapjes së koronavirusit që deri më tani ka shënuar 91 viktima dhe mbi 4 mijë të prekur.
Qeveria franceze ka vendosur mbylljen e restoranteve, kafeneve dhe kinemave duke filluar nga dita e dielë.
Kryeministri francez Edouard Philippe në një dalje për mediat është shprehur se shërbimet publike të tilla si bankat, dyqanet ushqimore dhe farmacitë do të lejohen të qëndrojnë të hapura./abcnews.al