Koronavirusi, Italia në kërkim të “pacientit zero”

schedule15:57 - 23 Shkurt, 2020

schedule 15:57 - 23 Shkurt, 2020

Fjala karantinë vjen nga italishtja dhe ajo është përdorur në dialektin venecian për të thënë 40 dite, aq sa ishte izolimi në anije përpara se të zbrisje në portet italiane gjatë kohës së murtajës, e njohur si Vdekja e Zezë.

Por tani Italia ka njohur një shpërthim të rasteve me koronavirus, duke rrezikuar jo vetëm vendet fqinje, por edhe Europën. Paniku në Itali, por edhe në vende të tjera si Shqipëria e vogël, është i madh.

Një nga ekspertet më të njohura në Itali tha se koronavirusi është si sëmundja e gripit, ndaj nuk duhet krijuar shumë panik. Megjithatë zona të tëra janë izoluar dhe shkollat janë mbyllur në shumë rajone në veri të vendit.

Një 17-vjeçar ishte i prekuri më i fundit nga sëmundja. 132 raste numërohen deri tani, një shpërthim i fortë kur dihet se deri të mërkurën Italia nuk ishte vend problematik.

Një pyetje që po lind është se kush është pacienti zero. Fillimisht ishte spekuluar për një menaxher italian që u kthye nga Kina. Më pas u testuan tetë kinezë, që ishin ulur në një lokal që u kthye në vatër të sëmundjes.

Por të dhënat janë negative. Sipas CNN, autoritetet po kërkojnë dëshpërimisht pacientin zero. Pa identifikimin e tij, do jetë e vështirë që të përcaktohen se ku do lindin rastet e reja.

Ajo që i shqetëson ekspertët është se rastet në Itali nuk kanë lidhje direkte dhe të qartë me Kinën. Kjo ka shtuar frikën se bota po shkon drejt një pandemie../abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!