Kompania “Air Albania” ka njoftuar pasagjerët e saj se këtë të dielë ka ndërprerë për një afat të pacaktuar fluturimet nga Rinasi drej Romës, Milanos dhe Bolonjës dhe anasjelltas.
ABC NEWS ishte në aeroportin e Rinasit. Përfaqësues të kësaj kompanie u shprehën zyrtarisht se anullimi i fluturimeve nuk ka lidhje me koronavirusin, po për arsye te tyre operacionale.
“Me Air Albania kishte ditën e sotme dhe kthimin dhe kthimi u anulua. Ata nuk mund të bënin rimburism të pjesshëm, më hapi një problem të madh. Kam bërë edhe një ankesë, për këto dy ditë sepse nuk mund të anulohet një biletë e prenotuar muaj më përpara”, thotë udhëtari.
Udhëtimet drejt Italisë vijuan normalisht me kompanitë e tjera. Kontrollet në aeroportin e Rinasit kanë qenë të rrepta nga mjekët për të gjithë udhëtarët. Pjesa më e madhe e tyre lëvizin me maska e doreza në duar dhe shprehen se nuk ndihen te frikësuar nga koronavirusi.
“Po të kisha frikë nuk do ikja. Nuk është se më tremb”, thotë një qytetar.
Një ditë më parë qeveria italiane miratoi dekretin që bllokon lëvizjen në rajonin verior të Lombardisë, ne perpjekje per te frenuar përhapjen e koronavirusit./abcnews.al