Koronavirusi “infekton” turizmin, kreu i Shoqatës së Hotelerisë: Shpëtoni industrinë turistike, është aset botëror

schedule09:06 - 7 Prill, 2020

schedule 09:06 - 7 Prill, 2020

Kreu i Shoqatës së Hotelerisë , Zak Topuzi në një lidhje të drejtpërdrejtë me “ABC e mëngjesit” u shpreh se ky sezon duket i dështuar për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

Ai theksoi se është shumë e rëndësishme që qeveria të marrë masa konkrete, pasi sipas tij vështirësia më e madhe pritet të fillojë pas kësaj pandemie.

Gjithashtu ai rikujtoi se turizmi pësoi një goditje edhe për shkak të situatës së shkaktuar nga tërmeti dhe kjo sipas tij do ti shkaktojë një kosto të lartë..

“Problemi më i madh është post-korona, ndoshta pasi të kemi dalë nga kjo krizë. Njeriu do të jetë i traumatizuar dhe problem kryesor do të jetë mbijetesa. Ka një numër shumë të madh të punonjësve që duhen paguar. Deri në muajin qershor janë pothuajse të mbyllura të gjitha kontratat.

Vetë Organizata Botërore, Këshilli i Evropës janë shprehur se agjencia turistike duhet shpëtuar pasi është aset botëror. Ndaj në datën 17 ka bërë një letër të hapur dhe i kërkon të gjithë qeverive të financojnë pagat e punonjësve, për të mos humbur vendet e punës.

Flasim për një industri e cila në rast se ndërhyrja do të vonohet, koston e papunësisë nuk mund ta mbajë biznesi sepse është i brishtë. Është një treg i cili është delikat dhe dy goditje të njëpasnjëshme do ta çojnë në një kolaps që do ti duhet gati 1 vit për të marrë vetën”, u shpreh kreu i shoqatës së hoteleri-turizmit.

Gjithashtu ai theksoi se qeveritë duhet të japin kredi. “I gjithë blloku i turizmit ka nevojë për kredi. Është një industri e cila nuk mund të hapë derën nesër, vetëm kostot e mirëmbajtjes kushtojnë”, u shpreh ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!