Ish-presidenti i Indisë Pranab Mukherjee ka vdekur, 21 ditë pasi konfirmoi se ishte testuar pozitiv me koronavirus.
84-vjeçari ishte në spital për shkak se kishte miksje të gjakut në tru, ndërsa u zbulua se gjithashtu kishte Covid-19.
Djali i tij Abhijit konfirmoi lajmin e vdekjes në një postim në rrjetet sociale.
Para se të shërbente si president midis viteve 2012 dhe 2017, Mukherjee mbajti disa portofole të rëndësishëm gjatë karrierës së tij politike 51-vjeçare.
Këto përfshinin ministritë e financave, të jashtme dhe të mbrojtjes.
Mukherjee gjithashtu shërbeu në bordet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.
Pjesa më e madhe e karrierës së tij ishte me partinë e Kongresit e cila mbizotëroi në politikën indiane për dekada përpara se të pësonte dy humbje radhazi në vitin 2014 dhe 2019 para Partisë Bharatiya Janata të Kryeministrit Narendra Modi (BJP).
Mukherjee u bashkua me partinë në vitet 1960 gjatë mandatit të kryeministrit të atëhershëm Indira Gandhi të cilin ai e kishte përshkruar si mentorin e tij. /abcnews.al