Koronavirusi, humb jetën mësuesi dhe shkrimtari nga Rrogozhina

schedule16:33 - 15 Nëntor, 2020

schedule 16:33 - 15 Nëntor, 2020

Një tjetër viktimë është shënuar ditën e sotme nga Covid-19.

Ai është Ylli Xhaferri, ish-mësues letërsie dhe ish-drejtor i gjimnazit të Rrogozhinës “Haxhi Qehaj”.

Mësohet se ai ka humbur jetën pas infektimit nga koronavirusi, në spitalin Infektiv.

Lajmi bëhet i ditur nga vetë stafi i kësaj shkolle, të cilët kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.

Ylli Xhaferri, 66-vjeç ka lindur në Golem të Kavajës, ai kreu fakultetin Histori-Filologji dega Gjuhe-Letërsi.

Ai punoi si mësues dhe për shumë vite drejtor në gjimnazin “Haxhi Qehaj”.

Xhaferri ka botuar shume libra ku mund të veçojmë “Ikja e Muzave” si dhe “Mbrëmjen e merr gjumi vonë” .

Ylli Xhaferri ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Drejtorisë Arsimore të qarkut Tiranë.

LEXO edhe: Evis Kushi në ABC: Gjashtë mësues me Covid-19 ndodhen të shtruar në spital

“Ylli Xhaferri ishte për ne kolegu, intelektuali, drejtuesi, poeti, prozatori, qytetari dhe miku që me altruizmin e tij ishte i kudogjendur!

Ai ishte njeriu që karakterizohej nga pasioni për letërsinë, artin, arkitekturën dhe historikun e qytetit tonë!

Një njeri me humor dhe pozitivitet, i gatshëm të ndihmonte çdo mësues të ri që të ndihej plot vetëbesim dhe pjesë e rëndësishme e institucionit.

Largimi i tij i parakohshëm ishte një humbje për miqtë dhe të njohurit!

Të qoftë dheu i lehtë poet!

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe të afërmve të tij!”, shkruhet në mesazhi e përcjellë nga vetë shkolla.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!