Koronavirusi godet klubin e Ligue 1, pesë lojtarë rezultojnë pozitivë

schedule22:58 - 31 Korrik, 2020

schedule 22:58 - 31 Korrik, 2020

Raste të reja me koronavirus në futboll. Francezët e Strasbourg janë klubi i radhës që është prekur nga Covid-19.

Plot pesë lojtarë kanë rezultuar pozitivë në ekipin që e mbylli Ligue 1 në vend të dhjetë, lajm që konfirmohet nga një postim i klubit në “Twitter”.

Miqësorja ndaj Nancy u anulua menjëherë pas këtij lajmi. Kujtojmë që Strasbourg ishte klubi i parë francez që u godit nga pandemia, teksa tani janë rikthyer rastet e reja. /abcnews.al